Sipas një raporti të OKB, ngrohja globale pritet që vitin e ardhshëm të kalojë pragun 1.5 gradë celsius, kufi i caktuar në Marrëveshjen e Parisit për klimën.
Raporti thotë se tejkalimi i këtij pragu tashmë konsiderohet gjerësisht i pashmangshëm, megjithatë theksohet se ende ekziston mundësia për ta kufizuar kohëzgjatjen dhe përmasën e këtij tejkalimi, duke e rikthyer temperaturën globale nën 1.5°C në një periudhë të mëvonshme.
Të lidhura
None found
Sipas Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP) edhe skenari më optimist parashikon që temperatura globale të arrijë një pikë kulmore prej rreth 1.8°C mbi nivelet para-industriale, përpara se të nisë të ulet. Shumica e skenarëve të tjerë parashikojnë një rritje edhe më të madhe.
Raporti rekomandon një qasje të përshkruar si “tejkalim, kulm dhe rënie”, e cila synon të kufizojë sa më shumë rritjen e temperaturave dhe kohën gjatë së cilës ato qëndrojnë mbi 1.5°C.
