Gjykata Themelore Penale në Shkup ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj 19-vjeçarit B.I. nga Shkupi, i dyshuar për ushtrim dhune ndaj një fëmije në Çair të Shkupit.
Të lidhura
None found
Vendimi u mor nga gjyqtari i procedurës paraprake, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore Publike në Shkup dhe deklaratës së të dyshuarit lidhur me rastin.
Prokuroria e ngarkon B.I.-në me veprën penale “Dhunë”, të parashikuar në nenin 386, paragrafi 6, në lidhje me paragrafët 3 dhe 1 të Kodit Penal.
Masa e paraburgimit është caktuar mbi bazën e rrethanave të përcaktuara në nenin 165, paragrafi 1, pikat 1, 2 dhe 3 të Ligjit për Procedurën Penale. Sipas gjykatës, ekziston rreziku që i dyshuari të arratiset, të ndikojë te dëshmitarët dhe të pengojë zhvillimin e hetimit, si dhe mundësia që ta përsërisë veprën penale.
Palët mund të paraqesin ankesë ndaj këtij vendimi brenda 24 orëve në Këshillin Penal të Gjykatës Themelore Penale në Shkup./Telegrafi/
