Nuk u pa në kamera, Rama u drejton gishtin e mesit shkodranëve (VIDEO) 

Kryeministri Edi Rama gjatë ditës së sotme u gjend në Shkodër ku prezantoi kandidatët e PS për zgjedhjet e 25 Prillit.

Gjatë prezantimit të fushatës, Rama u shpreh se është në borxh me Shkodrën por premtoi se nëse do të merrte një mandat të tretë do të punonte dhe do t’ua shpërblente shkodranëve besimin.

Por pas fjalës së tij, kryeministri Edi Rama ka bërë një gjest të turpshëm ndaj qytetarëve të këtij qyteti.

Sic mund t’a shihni në videon e JOQ, Rama u drejton gishtin e mesit disa qytetarëve të cilët nuk janë simpatizanë të tij.

Si e komentoni këtë veprim? /albeu.com/

 

 


Shtuar 31.03.2021 21:47