“Nuk thotë kurrë jo”, kush është deputetja që bindi Ramën për të lejuar tifozët në stadium

Në lehtësimin e masave që Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi disa ditë më parë, ishte dhe rrikthimi i tifozëve në stadiume në masën 30%.
Nga finalja e “Kupës së Shqipërisë” mes Skëderbeut dhe Vllaznisë, që po zhvillohet aktualisht në stadiumin “Air Albania”, deputetja Edona Bilali bën me dije se ka qenë Rama, ai që nuk i ka thënë “Jo” Shkodrës duke dal kundër vendimit të Komitetit Teknik i cili hynte në fuqi ditën e nesërme për lirimin e masave.
“E kërkuam dhe na u pranua ndaj një falenderim special që nuk thotë kurrë “Jo” për Shkodrën. Tani është rradha jonë që me distancim fizik ta shpërblejmë” -shkruan Bilali.

Postimi i plotë:

Sonte Vllazninë e duartrokasim në stadium. Tifozët më kërkuan publikisht që të bëhesha urë për ti kërkuar Kryeministrit tna lejonte në stadium sigurisht me numra të limituar dhe duke respektuar masat ndaj COVID-19. E kërkuam dhe na u pranua ndaj një falenderim special që nuk thotë kurrë “Jo” për Shkodrën. Falenderim gjithashtu edhe Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu që mirëkuptoi kërkesën tonë. Tani është rradha jonë që me distancim fizik ta shpërblejmë. Sonte zemra rreh fort.


Shtuar 31.05.2021 20:30