Pse Alonso piu birrë nga atletet e Tuchel? Gjermani tregon se çfarë fshihet pas tyre (VIDEO)

Marcos ALonso ka pushtuar rrjetet sociale me veprimin që bëri pas finales së Ligës së Kampionëve.

Chelsea fitoi 1-0 ndaj Manchester Cityt në finalen e garës më të madhe për klube në Evropë, fal golit të Kai Havertz.

Më pas filloi festa e bluve, që ishte disi e pazakontë, sidomos në rastin e Alonsos.

Spanjolli kishte marrë ateletet e trajnerit Thomas Tuchel dhe i kishte mbushur me birrë, duke pirë më pas nga ato.

Gjermani ka treguar historinë e atleteve dhe se përse Alonso e bëri atë veprim.

“Kam harruar që i kisha këto atlete në Paris dhe dhashë një premtim se do t’i vishja këto atlete kur të arrinim në finalen e Ligës së Kampionëve”, ka zbuluar Tuchel.

“Ato ishin një dhuratë nga presidenti i PSG. Unë i premtova stafit tim se do t’i vishja kur të shkonim në finale, por unë nuk i vura dhe humbëm. Kështu që unë i vura ato sot dhe funksionoi”.

“Më pas ajo u mbush shpejt me birrë nga një shishe dhe Marcos Alonso piu prej saj”, përfundoi strategu i bluve.


Shtuar 31.05.2021 20:23