Lulzim Basha ironizon dhe sfidon publikisht Berishën: Nëse unë dal në shesh, dihet që fitoj bindshëm!

“Është një garë shumë e lehtë për mua…”

Kështu është shprehur kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë konferencës për shtyp duke iu përgjigjur plot ironi por me sfidë, ish-kryeministrit Sali Berisha dhe foltoreve në qyteteve të ndryshme të Shqipëri.

Sipas Bashës, gara mes tij dhe Berishës nuk ekziston por nëse do të ishte, sipas tij, do të ishte fitues si me autokolonën me njerëz e si me sallat e mbushura.

I pyetur se pse nuk përballet me Berishën përballë demokratëve, ai u shpreh se duke qënë e ndjen veten fitues përballë ish-kryeministrit, nuk dëshiron ta vë në pozitë inferioriteti atë.

Lulzim Basha: Kam dalë më shumë se çdo kryetar i PD në këto 30 vite por unë nuk jam nga ata që shfrytëzoj situata të tilla për të bërë garë se kush e ka autokolonën më të gjatë dhe kush i mbush më shumë sallat.  Sepse unë e di që ështrë një garë e lehtë për mua dhe nuk është mirë ta vendos as Sali Berishën në një garë të tillë inferioriteti. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 20.10.2021 14:10