110 milion euro gjobë nga xhepat e shqiptarëve, reagon Rama e sulmon Metën e Bashën

Ditën e sotme u zyrtarizua humbja e Shqipërisë në gjyqin përballë Becchettit duke I bërë shqiptarët të puguajnë nga taksat 110 milion euro dëmshpërblim.

Ky lajm jo i mirë bëri bujë në media dhe vetëm pak minuta më parë ka reaguar edhe kryeministri Rama.

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se ky vendim është i padrejtë, i neveritshëm dhe i parakohshëm.

Ashtu si cdo herë, kryeministri i ka kushtuar më shumë rreshta reagimi sulmit të opozitës dhe presidentit Meta sesa problemit dhe gjobës e cila do të paguhet nga xhepi i shqiptarëve, plot 110 milion euro.

Reagimi i Ramës:

Gëzimi i Ilir Metës dhe i Lulepartisë për vendimin e padrejtë të arbitrazhit në favor të një individi që kërkohet nga drejtësia shqiptare është sa i neveritshëm, aq dhe i parakohshëm!

Shqipëria ka fituar tre nga katër gjyqet ndërkombëtare ndaj këtij marifetçiu dhe beteja vazhdon!

Gëzimi sharlatanesk i Presidentit mendjehumbur dhe i partisë që për pushtet po infekton përditë shqiptarët, do të zgjasë pak dhe ata do të humbasin, jo Shqipëria!

E cila siç po fiton mbi Armikun e Padukshëm, do të fitojë edhe mbi Marifetçiun e Paskrupullt! /albeu.com/

 

Shtuar 2.04.2021 10:04