Nuk fitoi zgjedhjet për kryetar të PD, reagon Agron Shehaj

Agron Shehaj nuk arriti të siguronte votat e mjaftueshme për kryetar të PD-së në zgjehdjet e 13 qershorit. Pas deklarimit të Lulzim Bashës si fitues zyrtarisht, ka reaguar Shehaj përmes një postimi në Facebook, ku ka falenderuar të gjithë demokratët që e votuan.

Ai gjithashtu ka shprehur mirënjohje ndaj vëzhguesve dhe ekipit që punoi me të këto tre javë

“Ju falenderoj me gjithë zemër të gjithë ju demokratëve që më votuat. Ju jam mirënjohës juve dhe gjithë qytetarëve që më besuan dhe më mbështetën për të sjellë një frymë dhe qasje të re në politikë. Ndihem pafund mirënjohës ndaj vëzhguesve dhe ekipit që punoi me mua këto tre javë”, shkruan Shehaj në Facebook./albeu.com


Shtuar 14.06.2021 15:50