Nuk fitoi mandatin e deputetit në Vlorë, reagon për herë parë Luan Rama

I pari i listës së LSI-së në Vlorë, Luan Rama, nuk ka arritur që të sigurojë mandatin e deputetit në këtë qark.

Ai ka reaguar për herë të parë, ku ka falenderuar vlonjatët për mbështetjen, dhe shkruan gjithashtu e është koha për refletim.

“Unë e dua Vlorën:

KOHË PËR REFLEKTIM…
Ç’punë është bërë!
Gjithçka e nisur nga fillimi.
Ditë pas dite e zemër më zemër u bëmë shumë.
Dhe me sa shumë njerëz të mrekullueshëm pata fatin të punoj në Vlorë e gjithkund tjetër, nga Mifoli deri në Konispol.
Ata ishin energji dhe frymëzim, ishin mirësi, guxim dhe pozitivitet.
Të përkushtuar dhe silidarë.
Edhe pse rezultati i zgjedhjeve nuk është ai që prisnim dhe për të cilin punuam, ata të gjithë janë të njejtët edhe mes lotëve të zhgënjimit, edhe mes mirësisë së dashurisë së tyre.
Asnje peng që kandidova në Vlorë.
Asnjë mëdyshje për zgjedhjen për të qëndruar bashkë kundër të gjithëve që i patëm kundër, anipse ata kundër nuk ishin pak e çfarë nuk bënë të na përçanin, çfarë nuk sajuan e çfarë nuk derdhën rrugëve të Vlorës duke shpifur e trilluar ligësisht, duke ndërsyer natën e ditën gjithëfarë hijenash e çakejsh që nuk kanë instikt tjetër përveç të përdoren.
Sot qytetarët e Vlorës janë me mua, janë me të gjithë ne qëndrestarët e LSI-së.
Respekti dhe admirimi i tyre janë vota më e vlefshme, e prej detyrimit të mirënjohjes unë jam e do të jem në Vlorë.
Eshtë koha për reflektim, është koha për t’u ringritur.
Ky është mesazhi i lotëve dhe dashurisë së Monës, Junës, Anjezës, Inesit, Refit, Nikut, Edit, Morandit, Taulantit, të Filipit – Gavroshit tim të pa lodhur, Orionit të kudogjendur, Sonit të papërtuar, Vinit gjithmonë racional, Gjolekës përherë të matur e të vyer, Olsit të rajonit 4 që nuk dinte kurrë të pushonte…
Eshtë mesazhi i të gjithëve që zjarrin e ndezur të mos e lemë të shuhet!
Vlora e meriton gjithë dashurinë dhe mirënjohjen, dhe unë e të gjithë ne qëndrestarët e LSI-së, ia kemi detyrim”, shkruam Luan Rama në Facebook.

LSI ka siguruar gjithësej 4 mandate në rang vendi, dhe ky është një nga reagimet e para nga kjo forcë politike. Ndërkohë kryetarja Monika Kryemadhi, ende nuk ka bërë asnjë koment./albeu.com


Shtuar 28.04.2021 11:35