“Nuk do luash më po mbajte agjërim”, Demba Ba trondit me deklaratën

Demba Ba, ish-futbollisti i Chelsea-t dhe që së fundmi ishte me Bashakshehirin u largua për një arsye vërtet të çuditshme.

E tillë tingëllon pasi bëhet fjalë për Turqinë, vendin myslyman dhe që në periudhën e Ramazanit ka marrë shpeshherë vëmendjen mediatike teksa ndalen ndeshjet që lojtarët të konsumojnë diçka në orarin e lejuar.

Por Demba Ba është shprehur se te Bashakshehir nuk të fusnin në fushën e lojës nëse do të mbaje agjërimin. “Para se të vinte Ramazani, disa nga miqtë e mi më thanë që unë nuk do të luaj nëse agjëroj. Atëherë kontrata ime u ndërpre”, tha Demba Ba.


Shtuar 4.05.2021 17:23

Tags: ,