“Non grata” nga SHBA, Berisha: Goditje e tyre më bëri më të fortë

Ish-kryeministri Sali Berisha, I ftuar në studion e “Politikon” ka folur në lidhje me vendimin e DASH për ta shpallur atë “non grata”.

Berisha duke theksuar se ka hedhur në gjyq sekretarin e Shtetit Anthony Blinken me akuzën e shpifjes pas vendimit, tha se e gjitha është bërë për ta dobësuar. Sipas tij, efekti ka qenë i kundërt.

“Jo nuk ka. Nuk kam ndërmend kurrë tu bashkohem miliona anti-amerikanëve në Europë. Në Europë e majta europiane ka nxitur antiamerikanizëm të papërmbajtur, unë nuk mund të bashkohem. Këtë akt, këtë vendim absurd të bazuar në shpifje nuk mundem kurrë ta marr si simbol të Amerikës, e marr si dobësi padiskutim. Është menduar se kjo goditje do të më dobësojë në një kohë që ka efekt të kundërt te unë”, deklaroi Berisha. /albeu.com


Shtuar 27.05.2021 22:31