Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, deklaroi në emisionin “Prime News24” se raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë përbën një goditje të rëndë për vendin.
Sipas tij, Edi Rama nuk ndodhet në fazën përfundimtare të negociatave me Bashkimin Europian, por në kilometrin e fundit të rrugës që e çon drejt Ergys Agasit.
Të lidhura
None found
Noka argumentoi se Shqipëria nuk mund të anëtarësohet në Europë për sa kohë drejtohet nga Edi Rama, pasi, sipas tij, kryeministri ka ngritur një shtet të dhunës dhe një narko-shtet.
Flamur Noka: Sot Rama foli i shtyrë nga subkoshienca. Ai përdori fjalën “fund” sepse po e ndien se fundi po afron.
Rama tha se jemi në kilometrin e fundit, por bëhet fjalë për kilometrin e fundit drejt Ergys Agasit. Për çdo shqiptar, Edi Rama është sot një i vdekur politikisht, i cili ende nuk është varrosur. Raporti i KE-së i ka shkaktuar një goditje jashtëzakonisht të fortë. Ky është raporti më i ashpër që Europa ka hartuar dhe që shqiptarët kanë lexuar ndonjëherë.
Në dokument, përgjegjësia i atribuohet vetëm një personi: Edi Ramës. Pretendimet se, nëse Rama largohet, nuk ka kush ta çojë Shqipërinë drejt Europës, janë thjesht përralla. Kushdo tjetër që do ta drejtonte vendin do ta integronte Shqipërinë në BE, përveç Edi Ramës.
Noka shtoi se Rama nuk ka mundësi ta çojë Shqipërinë në Europë, pasi po ndërton një shtet dhune dhe një narko-shtet. Sipas tij, çdo drejtues tjetër që do të krijonte një shtet normal dhe do ta shkëpuste vendin nga narko-shteti, do ta afronte Shqipërinë me Europën.







