Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut ka formuar grupin e punës për përgatitjen e ndryshimeve kushtetuese për futjen e pakicës bullgare, që doli si kusht nga marrëveshja me Bullgarinë.
Partitë politike në pushtet kanë deleguar dhjetë përfaqësues, ndërsa nga institucionet e shtetit janë emëruar përfaqësues nga kabineti i Presidentit, Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme duke. Këtij ekipi 13 anëtarësh do t’i shtohen edhe ekspertë të jashtëm juridik.
Të lidhura
None found
“Opozita shqiptare dhe maqedonase në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut kanë vendosur që të bojkotojnë punën e komisionit për përpilimin e ndryshimeve kushtetuese. Kërkohet fillimisht konsensus politik dhe heqje e përkufizimit 20 për qind për popullin shqiptar, dhe garanci nga Bullgaria se nuk do të kërkojë më sakrifica të tjera nga Maqedonia e Veriut”
Pas përgatitjes së ndryshimeve kushtetuese, Qeveria si propozues zyrtar do ta dërgojë dokumentin e ndryshimeve në Parlament ku do të vijojë debate.
Procesi i ndryshimeve kushtetuese doemos duhet të përfundojë deri në mbarimin në nëntor të këtij viti nëse Maqedonia e Veriut dëshiron të hapë kapitujt dhe të vazhdojë procesin e anëtarësimit në BE.
