Njihuni me 65-vjeçarin që ka bërë 11 doza të vaksinës kundër Covid-19

Një burrë në Indi është vaksinuar kundër koronavirusit të paktën 11 herë. Lajmin e ka bërë të ditur një zyrtar i shëndetit në vend.

65-vjeçari Brahmdeo Mandal pretendon se ka marrë 11 doza të vaksinës kundër Covid-19 në shtetin Bihar. Postieri i dalë në pension është shprehur se vaksinat e kanë ndihmuar që të shpëtojë nga dhimbjet dhe që të “qëndrojë i shëndetshëm.”

Po ashtu, ai ka treguar se nuk ka pasur asnjë efekt anësor. Mondal u ndalua ndërsa mundohej që të të bënte dozën e 12-të të vaksinës javën e shkuar. Aktualisht është duke u bërë një hetim për të zbuluar sesi 65-vjeçari Mandal, i cili jeton me familjen e tij në rrethin Madhepura, arriti që të marrë një numër kaq të madh dozash.

“Ne kemi gjetur deri më tani të dhëna sesi ai arriti të merrte tetë doza në katër vende,”tha për BBC Amarendra Pratap Shahi, kirurg civil i Madhepura.

Që nga fillimi i vaksinimit më 16 janar të vitit të kaluar, India ka administruar kryesisht dy vaksina të prodhuara në vend, Covishield dhe Covaxin. Vaksinat me dy doza kanë një diferencë nga 12-16 javë dhe katër deri në gjashtë javë pas dozës së parë përkatësisht.


Shtuar 7.01.2022 18:00