Një viktimë dhe 11 të infektuar me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 3.730 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 90.217 doza.

Nga 2.660 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një viktimë.

Sot janë shëruar 109 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.563.

Në total numri i rasteve aktive është 733.


Shtuar 10.06.2021 15:04