Një natë plot surpriza, “Kosherja” mbush me të qeshura të dielën nga ekrani i ABC

Nuk kishte se si të mungonte edhe mbrëmjen e sotme humori në të gjitha familjet shqiptare. Si çdo të dielë, në ekranin e ABC do të trasmetohet spektakli i humorit “Kosherja”.

Vetëm pak minuta na ndajnë nga surprizat e shumta, të cilat padyshim do shkaktojnë të qeshura pafund.

Ashtu siç është bërë traditë prej tre javësh, moderatorë do të jenë bukuroshja Jona Spahiu dhe i talentuari Bes Kallaku.

Tashmë publiku është njohur me personazhet dhe mezi pret të shohë në skenë liderat politikë si kryeministri Edi Rama, kryedemokrati Lulzim Basha apo kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. Gjithashtu një kureshtje të madhe, ka edhe për rolin e “Gjinit”, “Mamit” dhe “Shirli Valentinës”.

Kujtojmë që puntatën e kaluar i ftuar special ishte doktor Pëllumb Pipero, i cili shfaqi për herë të parë talentin si aktor.


Shtuar 28.03.2021 19:37

Tags: ,