Një mijë policë në Bruksel nisin “ofensivën” kundër Ndranghetas dhe mafias shqiptare, shkak “kokaina”

Një operacion masiv në Bruksel ka pasur në fokus goditjen e Ndranghetas dhe mafies shqiptare.

Në këtë megaoperacion janë përfshirë mbi 1 mijë policë, kjo për shkak edhe të rëndësisë që mbart operacioni.

Belgjika është një nga portat kryesore të kokainës në Europë dhe konsiderohet me rrezik të lartë në infiltrimin e mafias, siç tha drejtoria e përgjithshme italiane anti-mafia, duke shtuar se tashmë krimi i organizuar është i rrënjosur në një pjesë të madhe të sferës ekonomike të vendit, veçanërisht në provincat e Hainaut, Liège dhe Limburg.

Gjatë javëve të fundit ka pasur edhe dy operacione të tjera të të tilla përmasave, ku I fundit ishte ai në Antëerp.

“Ne po synojmë të godasin trafikimin e kokainës. Nuk kërkojmë domosdoshmërish kapjen e sasive të mëdha të drogës, por ‘shkatërrimin’ e bandave të drogës aktive në trafikun ndërkombëtar”, tha Eric Van Duyse, zëdhënës i Prokurorisë Federale.

Trafiku ndërkombëtar i Kokainës, është problemi kryesor me të cilin po përballen sot vende të ndryshme të kontinentit të vjetër.

Droga që vjen nga vendet e Amerikës Latine në  Europë menaxhohet kryesisht nga Ndrangheta dhe mafia shqiptare, të cilat kanë kontakte me prodhues dhe fabrika të Amerikës Latine në Gjermani, Itali dhe Belgjikë./albeu.com/


Shtuar 27.10.2021 12:19