Një kryetar i ri për demokratët, arsyeja pse zgjedhjet do mbahen në qershor

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike në Vlorë, Ina Zhupa ka deklaruar këtë të hënë se zgjedhjet për kryetarin e ri mund të mbaheshin në korrik, por janë lënë për muajin qershor.

Arsyeja që PD vendosi që zgjedhjet të mbahen në qershor dhe jo në korrik, sipas Ina Zhupës është që të kenë mundësi që të përfundojnë zgjedhjet dhe të fokusohen te kundërshtari politik.

“Gjithashtu nuk kemi arsye përse të vonohemi deri më datë 22 korrik. Mund ta bëjmë më përpara. Zgjedhjet mund të bëhen më përpara në mënyrë që vëmendja jonë të fokusohet tek kundërshtari politik. Nisu nga ky fakt por edhe nga fakti që muaji korrik karakterizohet nga turizimi në Shqipëri, duke marrë parasysh sa ka vuajtur dhe nga pandemia, pastaj edhe shqiptarët duan kohën e tyre të pushojnë. Për këtë arsye ne morëm një vendim për zgjedhjet që t’i zhvillojmë më datë 13 qershor,” tha Zhupa për Euronews.


Shtuar 17.05.2021 20:08

Tags: ,