Golat më të bukur të portierëve në Premier League ndër vite (VIDEO)

Alisson Becker ishte heroi i Liverpoolit në kuadër të javës së 36-të në Premier League.

The Reds arritën që në sekondat e fundit të takimit të merrnin fitoren 2-1 në udhëtim te West Bromi.

Fal golit të shënuar me kokë nga portieri brazilian në kohën shtesë, Liverpooli ia doli të mbante gjallë shpresat për një vend në Ligën e Kampionëve.

Alisson Becker nuk është i vetmi portier në histori të futbollit që ka shënuar gol vendimtar.

Ndër vite, portierët e ekipeve të ndryshme ia kanë dalë të shënojnë gola, e që secili prej tyre ishte më special.

Më poshtë, mund të shikoni portierët që ndër vite kanë shënuar gola të bukur:


Shtuar 17.05.2021 20:19