Një ekip në shërbim të CR7, Ferdinand tregon si u befasua kur shkoi në shtëpinë e Ronaldos

Ish-mbrojtësi i Manchester United ka kujtuar një episod që i ka mbetur në mendje.

Ka qenë i ftuar në shtëpinë e portugezit, në kohën kur luanin bashkë tek United dhe është gjendur përballë një ushtrie të vogël.

“Kam parë rreth 10 persona në dhomën e tij. Kam thënë: kush janë këto persona? Çfarë po ndodh? Dhe ai më është përgjigjur shumë thjeshtë, duke m’i prezantuar… Ky është kuzhinieri im, kjo është fizioterapistia, ky është mjeku dhe ky është trajneri personal…”.

Rio ka mbetur i befasuar, por tregon se këtë gjë e justifikon më se miri niveli në të cilin Ronaldo është.

Për të rinjtë ai ka një mesazh: “Cristiano është i pari që ka investuar në një ‘skuadër’ në mbështetje të tij. Nëse do t’u jepja një këshillë të rinjve, do t’u thoja që të investojnë te vetja”.

Ish-mbrojtësi e krahason Ronaldon me LeBron James, duke theksuar se emra të tillë qëndrojnë gjithmonë në majë.


Shtuar 2.08.2021 12:05