Gjendet pas dy ditësh një turist i vdekur në Kretë

Një turist i huaj ka humbur jetën  në Agia Roumeli në ishullin grek të Kretës.

Dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur të paktën 2 ditë më parë.

Sipas Protothemës, viktima u vu re nga njerëz të tjerë që kalonin rrugën.

Turistët që e panë e njoftuan autoritetet policore, të cilët menjëherë shkuan në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet në lidhje me shkaqet e vdekjes së tij.

 

 

 

 

 

 


Shtuar 2.08.2021 12:03