Niset anija me grurë nga Ukraina drejt Shqipërisë, më 10 gusht mbërrin në Portin e Durrësit

Që prej fillimi të luftës në Ukrainë nuk ka pasur asnjë eksport nga shteti ukrainas kjo sepse të gjitha rrugët e kalimit ishin të mbyllur dhe pengoheshin nga ushtria ruse.

Tashmë pas marrëveshjes së arritur Rusi – Ukrainë të ndërmjetësuar nga Turqia, një anije me kapacitet rreth 6 mijë tonë e mbushur me grurë nga Ukraina, po udhëton drejt portit të Durrësit. Anija “cargo” e quajtur “Jaohar Ranim”, është nisur direkt nga Izmaili Ukrainës, porti më i madh ukrainas, në Odesa.

Aktualisht “Jaohar Ranim” ndodhet në ujërat greke të Jonit, ndërsa pritet që ankorimin në portin e Durrësit ta bëjë më 10 gusht. Anija mësohet se është ngarkuar me grurë më 28 korrik, ndërsa është anija e parë që bën këtë rrugë që nga nisja e pushtimit të Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt të këtij viti.

Sulmi i Rusisë mbi Ukrainë ka shkaktur një dëm shumë të madh në ekonominë botërore./albeu.com