Nis puna për rikonstruktimin e PD-së, Basha: Atë që Berisha shkatërroi, do ta ngremë më të fortë (FOTO LAJM)

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka postuar në Facebook, foto nga selia blu, ku shihet se ka nisur puna për rikonstruktimin e saj.

Basha shkruan se atë që Sali Berisha shkatërroi, do të ngremë më të fortë.

Kujtojmë se ish-kryeministri Berisha thirri një protestë më 8 dhjetor para selisë së PD e cila degradoi në dhunë dhe shkatërrim thuajse të të gjithë selisë.

Protesta zgjati disa orë dhe pas ndërhyrjes së policisë, protestuesit u shpërndanë për t’u mbledhur sërish në një datë tjetër që Berisha pritet ta bëjë publike./albeu.com


Shtuar 10.01.2022 17:06