Protesta e opozitës për herë të parë pa praninë e Sali Berishës

Ka nisur sot rreth orës 17:40 protesta e opozitës e thirrur nga grupi i Rithemelimit dhe partitë e tjera opozitare.

Demokratë dhe qytetarë të tjera janë mbledhur para kryeministrisë, për të protestuar kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama.

Kujtojmë që kjo është protesta e para e opozitës, ku nuk do të jetë i pranishëm fizikisht Sali Berisha, pasi ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit 2023.

Por nga organizatorët e kësaj proteste është bërë e ditur se Sali Berisha do ti përshëndesë qytetarët me një fjalim nga shtëpia e tij.


Shtuar 20.02.2024 18:05