Nis protesta e Berishës! Mblidhen protestuesit para selisë blu, ja çfarë pritet të ndodhë (FOTO LAJM)

Aleksandër Vuçiç vjen sot në Shqipëri aty ku do të pritet nga një protestë e cila nis në orën 16:00 në Tiranë, e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Nga pamjet e transmetuara deri më tani shihet se para selisë Blu janë mbledhur një numër i konsiderueshëm protestuesish, protestë e cila do të vazhdojë  si marshim nga selia e demokratëve dhe do zhvendoset më pas para kryeministrisë.

Vuçiç pritet të mbërrijë në orën 16:00 në Rinas ndërsa në mbledhjen me Ramën pritet të jetë në orën 17:20 ku më pas do u bashkohet edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Ndërsa në momentin e nisjes së marshimit, Berisha pritet të mbajë një fjalim para protestuesve në selinë e PD, dhe më pas do drejtohen drejt kryeministrisë ku është montuar një skenë e madhe për të mbajtur fjalimet gjatë protestës. /albeu.com/

 


Shtuar 20.12.2021 15:59