Nis nata e parë e Kënga Magjike, dy bukuroshet që shoqërojnë Ardit Gjebrean

Siç është tashmë traditë e “Këngës Magjike”, netët e spektaklit kanë dy bashkëprezantuese bukuroshe krah Ardit Gjebreas.

Këtë vit, Olta Beqiri dhe Eva Murati i kanë shtuar hijeshinë garës së këngës.

Olta Beqiri është e njohur tashmë si aktore ndërsa Eva Murati është moderatore e njohur e sportit. Dy vajzat do të shoqërojnë për 4 netë radhazi Ardit Gjebrean në skenën e Pallatit të Koncerteve.