Nis nata e madhe e Eurovision: Anxhela Peristeri performon e dyta, si të votoni

Ka nisur mbrëmjen e së shtunës nata finale e Eurvision Song Contest. Përfaqësuesja e Shqipërisë, Anxhela Peristeri performon e dyta këngën “Karma”.

Të gjithë shqiptarët që jetojnë në një prej vendeve që janë pjesëmarrëse në Eurovision, mund të votojnë për Shqipërinë këtë mbrëmje të natës finale. Televotimi do të jetë i hapur në fund të 26 performancave. Pavarësisht se mund të jetoni në një vend që gjithsesi nuk është kualifikuar në natën finale të Eurovision 2021, ju sërish mund të votoni.

Kodi i Shqipërisë në garën e ditës së sotme është “2”, renditje edhe e radhës që Anxhela Peristeri do të ngjitet në skenën e Roterdamit në “Ahoy Arena”.

Vendet pjesëmarrës ku ka më shumë shqiptarë, Greqi, Itali, Zvicër, Greqi, Maqedoni e Veriut, Mbretëri të Bashkua, dhe jo vetëm tradicionalisht kanë votuar që Shqipëria të renditet sa më mirë në finale.

Më poshtë, gjeni numrat përkatës të të gjitha shteteve që janë pjesëmarrëse në Eurovision për të votuar Anxhela Peristerin.


Shtuar 22.05.2021 21:12