Nipi e denoncoi të zhdukur, gjendet e vdekur 54-vjeçarja në Elbasan

Një grua është gjetur e vdekur në Elbasan,  trupi i së cilës është gjetur në fshatin Zavalin.

Nga hetimet e para, rezulton se në trupin e 54-vjeçares me inicialet P.B., nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa vijojnë hetimet nga grupi hetimor për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 54-vjeçares.

Gjetja  e saj u bë pasi nipi I saj pak ditë më parë e ka denoncuar në polici të zhdukur.

Njoftimi i Policisë së Elbasanit:

Më datë 13.12.2021, rreth orës 13:10, në fshatin Zavalin, Elbasan, është gjetur e pajetë, në pyll, pa shenja dhune, shtetasja P. B., 54 vjeçe, banuese në fshatin Zavalin.

Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, pasi më datë 12.12.2021, rreth orës 16:00, shtetasi Th. S., 30 vjeç, banues në fshatin Zavalin, Elbasan, ka bërë kallëzim se ishte larguar nga banesa, tezja e tij, shtetasja P. B., 54 vjeçe, banuese në Zavalin. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/

 


Shtuar 13.12.2021 14:39