KLP emëron dy prokurorë të tjerë në SPAK

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar këtë të hënë dy prokurorë të rinj, duke e çuar në 17 numrin e prokurorëve të emëruar.

Sipas burimeve, prokurorët e emëruar janë Elvin Gokaj dhe Alfred Shehu.

Sipas vendimit bëhet me dije se KLP vendosi renditjen e 3 kandidatëve të cilet kanë aplikuar për dy vende vakante në SPAK, si vijon: Elvin Gokaj me 216 pikë, Alfred Shehu me 211 pikë dhe e treta u rendit Sonila Muhametaj (Domi) me 208 pikë./albeu.com/


Shtuar 13.12.2021 14:40