Ngrica dhe borë, termometri shënon -5 gradë sot

Paraditja në vendi tonë do të jetë në mbiztërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat veriore.

Ndërsa në orët e pasdites dhe të mbrëmjes pritet që vranësirat të bëhen më të dukshme, por nuk do të sjellin reshje në territor

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5 gradë celsius deri në 14 gradë celsius.

Kosova: Ngrica por mot i kthjellët mbizotëron motin në republikën e kosovës gjatë paradites. Ndërsa mesdita dhe pasditja sjellin kalime vranësirash nëpër territor ku më të shpeshta vranësirat do jenë në zonat perëndimore.

Maqedonia e Veriut: Vijon ndikimi i masave ajrore polare mbi republikën e MV duke diktuar kthjellime por temperatura relativisht të ulëta. Këto kushte atmosferike mbeten gjatë pasdites dhe natës edhe pse herë pas here do ketë kalime vranësirash./albeu.com


Shtuar 23.12.2021 07:24