Ngordhja masive e pulave në Durrës, Prokuroria nis hetimet

Prokurori e Durrësit ka nisur hetimet për ngordhjen e shpendëve. Ka kërkuar te gjitha praktikat e ndjekura nga institucionet përgjegjëse dhe kompanitë.

Ndërkohë në Durrës prej tre javësh në tre pulari po ngordhin pula çdo ditë, ndërsa vetëm dje Ministria e Bujqësisë konfirmoi rastin e parë të gripit të shpendëve.

Sipas raporteve paraprake, dyshohet se kanë ngordhur rreth 1 milion pula dhe ato asnjë nga institucionet përgjegjëse nuk po vepron për t’i marrë.


Shtuar 21.03.2022 12:00