Ngjarje e pazakontë në Lushnje/ Vidhen eshtrat e gruas që ndërroi jetë 17 vite më parë, hajdutët hapen tunel nën dhe

Një ngjarje e pazakontë dhe shqetësuese është regjistruar në qytetin e Lushnjes, ku janë vjedhur eshtrat e një personi të ndarë nga jeta prej 17 vitesh.

Sipas informacioneve paraprake, autorët kanë hapur një tunel të madh nën tokë për të depërtuar në varr, ç`ka tregon për një veprim të mirëorganizuar dhe të menduar më parë, raporton korrespondenti i Top Channel Bledar Korreshi.

Të lidhura

None found

Ngjarja ka ndodhur në varrezat e qytetit dhe është zbuluar nga punonjës të mirëmbajtjes së tyre. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje, duke nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

Deri më tani nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa po punohet për mbledhjen e provave dhe verifikimin e çdo piste të mundshme.

Autoritetet pritet të japin më shumë detaje në vijim, ndërsa rasti ka shkaktuar shqetësim të madh te qytetarët.

 


Shtuar 21.04.2026 11:42