Çfarë ndodhi?! Rama merr me të mira Bashën pas përplasjes në Elbasan

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me deklaratën e ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim në lidhje me ngjarjen sot në Elbasan, ku iu bëri thirrje presidentit Ilir Meta dhe kreut të qeverisë apo dhe Lulzim Bashës për vetëpërmbajtje.

Rama tha në News24 se Basha nuk është treguar i mospërmbajtur, madje as ai vetë. Rama tha se i vetmi i papërmbajtur këtu është presidenti Ilir Meta.

“Në fakt tani nuk dua të zbus apo të lehtësojë pozitën e Lulëzim Bashës, por realisht në këtë aspekt përjashto atë halucinacion të atij Gazmend Bardhit që ka një përgjegjësi të madhe për fjalët që nxori dhe për gjestin makabër duke mbajt fjalime 2 metra nga xhenazja, por Lulzim Basha nuk është se ka treguar mospërmbajtje.

Unë s’di të kem treguar mospërmbajtje.

Ndërsa Ilir Meta është i mospërmbajturi i madh i kësaj historie. Lëviz në çdo vend dhe iu del shqiptarëve si gogol në tv. Pavarësisht përplasjes së palëve në gjithë aspektin retorik. Kjo është festë demokratike. Jo nuk është një mundësi për të vrarë njerëz.”, tha Rama.

 


Shtuar 21.04.2021 21:28