Nga Anglia drejt Tiranës/ Protestë e shqiptarëve në Britani, diaspora niset me autokolonë për protestën e 12 shtatorit (VIDEO)

Ditën e djeshme, shqiptarët që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, dolën në rrugë për të shprehur kundërshtinë e tyre ndaj qeverisë së kryesuar nga Edi Rama.

Ata ngritën zërin kundër korrupsionit të përhapur, kontrollit mbi institucionet shtetërore dhe masave që po i shtyjnë të rinjtë të emigrojnë.

Të lidhura

None found

Përmes pankartave me mesazhe kundër pushtetit dhe thirrjeve për rrëzimin e strukturës së korruptuar, përfaqësuesit e diasporës theksuan se zëri i tyre do të ndihet shumë shpejt në zemër të kryeqytetit shqiptar.

Ata njoftuan se një kolonë e gjatë makinash do të niset nga Anglia drejt Shqipërisë, me qëllim pjesëmarrjen në tubimin madhor të paralajmëruar për datën 12 shtator.

Udhëtimi automobilistik që do të kalojë nëpër kontinentin evropian, konsiderohet një sinjal i qartë se shqiptarët që jetojnë jashtë vendit janë të vendosur të përballen me administratën aktuale, edhe me koston e flijimeve personale.

 


sultanbeyli escortiptvSüperbetinMarsbahisonwinanında indexgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisjojobetjojobetCasibomjojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetjojobet