Neymar ka thënë se ai do të bëjë gjithçka për të ndihmuar Paris Saint-Germain të mundë Manchester Cityn, edhe nëse kjo do të thotë se ai duhet të “vdesë në fushë”.
PSG pësoi humbje 2-1 ndaj Cityt në Parc des Princes në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, humbje e cila i la ata me një mal për t’u ngjitur në ndeshjen e dytë në Etihad Stadium të martën.
Megjithatë, Neymar është ende optimist se kampionët francezë mund të arrijnë në finalen e dytë radhazi dhe ka premtuar të drejtojë ekipin ndërsa skuadra e Mauricio Pochettinos kërkon të përfundojë një rikthim të vështirë.
“Gjëja e parë që duhet të bëjmë tani është të pushojmë dhe pastaj të fokusohemi me të vërtetë në Ligën e Kampionëve”, ka thënë fillimisht Neymar pas fitores 2-1 të PSG-së ndaj Lens në Ligue 1 të shtunës.
“Ne patëm një ndeshje të parë shumë të vështirë kundër Manchester Cityt, por duhet ta besojmë pavarësisht se çfarë thonë statistikat ose shanset tonë të përqindjes për të fituar”.
“Unë mendoj se çdo parisien duhet të besojë në ne! Unë jam në vijën e parë, dhe unë do të jem luftëtari i parë që shkon në betejë për ekipin”.
“Do të jap më të mirën nga vetja dhe do të bëj gjithçka për ta rikthyer këtë pa marrë parasysh çfarë do qoftë, edhe nëse duhet të vdes në fushë”, përfundoi ylli brazilian i PSG-së.