“Nëse e do një punë të mbaruar, kërkoja një gruaje”, Lulzim Basha uron 8 Marsin

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha, ka reaguar ditën e sotme në Facebook, për t’ju uruar vajzave dhe grave ditën e 8 marsit.

Në postimin e tij Basha shkruan se burrat duhet të japin më shumë mbëhstetje për gratë, pasi ato janë shtylla kryesore e shoqërisë.

Postimi i Bashës:

Sot është dita për të nderuar sakrificat e pa kufi të grave, për të vlerësuar suksesin e tyre dhe për të reflektuar përballë nevojave dhe sfidave me të cilat përballen shumë prej tyre. Ato janë forca, pas çdo vështirësie, janë ngushëllimi pas çdo vështirësie, janë frymëzimi i çdo dite. E siç ka thënë Margaret Thatcher – “Nëse e do një punë të mbaruar, kërkoja një gruaje.” Ajo që ne burrat duhet të bëjmë është t’u japim sa më shumë mundësi dhe mbështetje grave.

/AlbEu.com/


Shtuar 8.03.2023 15:23