Masivi pyjor i Pishporos u përfshi nga flakët 9 ditë më parë dhe ajo çfarë ka mbetur pas zjarrit është tragjike.
Mijëra hektarë me pyje janë bërë shkrumb e hi.
Forcat zjarrfikëse shqiptare e kishin të vështirë ndërhyrjen nga toka për shkak të terrenit.
Greqia na erdhi në ndihmë dhe dërgoi dy avionë Canadair, të cilët asistuan nga ajri për fikjen e flakëve.