“Në Stamboll për shumë vaksina”, Rama: O ia dalim o ia dalim

Mesditën e djeshme kryeministri Edi Rama u nis drejt Stambollit, dhe ashtu sikundër u raportua arsyeja e kësaj lëvizje ishte pikërisht mbledhja e vaksinave kineze.

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë kryeministri, i cili përmes një postimi në Tëitter shkruan se do ia dalin në këtë betejë me pandeminë dhe nuk ka asnjë rrugë tjetër.

Rama nuk mbetet prapa për të thumbuar opozitën duke thënë se në qoftë se nuk ia del qeveria, askush tjetër nuk ia del dot.

“Në Stamboll për shumë vaksina. O ia dalim o ia dalim, s’ka tjetër dhe po s’ia dolëm ne askush tjetër nuk ka si ia del dot”!- shkruan Rama.

Para pak ditësh Kuvendi miratoi me ligj përdorimin e vaksinave Sputnik V dhe vaksinave kineze. Ndërkohë ministrja Manastirliu bëri me dije se nga java tjetër pritet të fillojë vaksinimi masiv.


Shtuar 25.03.2021 08:11