Këngëtarja Fjolla Morina, e cila prej 2 muajsh është në kërkim nga policia shqiptare, sot ka marrë propozimin për martesë, nga bashkëshorti i saj Fisnik Syla.
Ata kanë udhëtuar drejt ishujve Maldive me njëri-tjetrin dhe në vendin magjik ai i ka bërë një propozim për martesë.
Në një pishinë është shkruar me petale trëndafili të kuq “Fjolla të dua! A do martohesh me mua?”.
Pasi e ka marrë Fjollën për dore për t’i zbuluar surprizën, Fisniku i është ulur në gjunjë këngëtares me një unazë diamanti për t’i propozuar. Sigurisht ajo nuk i ka rezistuar një propozimi të tillë dhe menjëherë ka pranuar.
“Dhe unë thashë ‘PO’. Zyrtarisht të martuar”, ka shkruar Fjolla përkrah postimeve.
Foto dhe video nga momenti magjik kanë ndarë me ndjekësit në rrjete sociale edhe Fisniku me Fjollën.
View this post on Instagram