Në pranga pas dëshmisë së Dumanit, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e 8 të arrestuarve për lehtësim të masës së sigurisë

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e paraqitur nga 8 shtetas të arrestuar gjatë operacionit “Plumbi i Artë”. Ata kërkonin masa më të buta sigurie se arresti me burg. Arrestimi i tyre erdhi pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani.

Ky i fundit me dëshminë e tij ka hedhur dritë mbi shumë ngjarje, megjithatë ende shumë të përfshirë në vrasje dhe vepra të tjera kriminale nuk janë arrestuar ende, duke nisur me një nga kokat më të njohura të botës së krimit, Talo Çelo dhe mbretin e lojërave të fatit, Ervis Martinaj./albeu.com


Shtuar 1.11.2022 16:52