Në kërkim për kultivim narkotikësh, arrestohet 49-vjeçarja në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 5 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Burimet bëjnë me dije se në pranga ka rënë edhe një 49 vjeçare e cila ishte në kërkim për kultivim narkotikësh.

“Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, u ndalua shtetësja F. V., 49 vjeçe, banuese në Draç, Ishëm, pasi më datë 26.08.2021, gjatë kontrollit të ushtruar në një sipërfaqe toke në pronësi të saj, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa…”

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës

Vihen në prangat e Policisë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimibn e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë, arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 24 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një përforcues grushti metalik.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, u ndalua shtetësja F. V., 49 vjeçe, banuese në Draç, Ishëm, pasi më datë 26.08.2021, gjatë kontrollit të ushtruar në një sipërfaqe toke në pronësi të saj, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. N., 29 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, pa leje drejtimi;

Xh. A., 18 vjeç, banues në Tapizë, Krujë, pasi ditën e djeshme duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Smart”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin F. E., 50 vjeç, banues në Tapizë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve;

  1. Gj., 23 vjeç, banues në Klubin, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Jaguar”, pa leje drejtimi.

Më datë 27.08.2021, në orën 21:30, në lagjen nr.1, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. J., 20 vjeç, banues në Durrës, ka goditur me sende të forta shtetasin E. R., 18 vjeç, banues në Rrashbull, Durrës. Punohet për kapjen e autorit dhe identifikimin e personave të tjerë të përshirë në konflikt.

Më datë 27.08.2021, në orën 18:00, në fshatin Zezë, Krujë, shtetasi B. Sh., 21 vjeç, banues në Arrameras, Krujë, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasit B. V., 59 vjeç dhe D. V., 34 vjeç, banues në fshatin Zezë, Krujë, (baba e bir), të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës Krujë, për veprime të mëtejshme. /albeu.com/

 

 


Shtuar 28.08.2021 11:56