Ndryshon trafiku në Tunelin e Krrabës, si do të bëhet qarkullimi i mjeteve për një muaj

Duke nisur nga dita e sotme, do të ndryshojë trafiku gjatë në Tunelin e Krrabës. Me një njoftim për mediat, Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se në netët në vijim nga ora 21:00 deri në orën 06:00 kalimi do bëhet nga njëri krah i tunelit të Krrabës, me të dyja senset e lëvizjes, me shpejtësi të reduktuar, ndërsa do të ketë prezencë të patrullave të Policisë Rrugore nga të dy anët e tunelit.

Shkak për këtë ndryshim është bërë larja e mureve të tunelit, që do të zgjasë një muaj, ndërsa gjatë punës për larjen e njërit tub, do të lihet i lirë për qarkullim tubi tjetër.

Ky proces do të përfundojë brenda një  periudhe  30 ditore. Në bashkëpunim me Drejtorinë e  Policisë Rrugore, është hartuar Plani i Menaxhimit të Trafikut, i cili parashikon që gjatë natës, kur në njërin tub të punohet për larjen, të qarkullohet në tubin tjetër, me të dyja senset e lëvizjes, me shpejtësi të reduktuar dhe në prezencën e  patrullave të Policisë Rrugore nga të dy anët e tunelit (Tiranës dhe Elbasanit).

Nga ana e Operatorit të Tunelit, janë marrë të gjitha masat për zbatimin e Planit të miratuar të Menaxhimit të Trafikut. Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, ARRSH udhëzon të gjithë drejtuesit e mjeteve që do të  qarkullojnë në Tunelin e Krrabës gjatë orëve të natës, të zbatojnë sinjalistikën rrugore dhe mesazhet në tabelat elektronike të tunelit”, njofton ARRSH.


Shtuar 16.05.2021 12:25

Tags: ,