Ndodhet në paraburgim, Xheneta Fetahu në mbështetje të Gjestit

Këngëtari i njohur Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, është vendosur në paraburgim për një periudhë prej një muaji.

Vendimi ka nxitur reagime të shumta në rrjete sociale, ku një numër i madh figurash publike kanë shprehur mbështetjen e tyre për artistin.

Ndër reagimet që tërhoqi vëmendje ishte edhe ai i Xheneta Fetahut, me të cilën ka qenë pjesë e Big Brother Kosova, në edicionin e tretë.

Ata madje kanë pasur një raport edhe më të afërt, një lidhje të shkurtër së bashku.

Modelja ka ndarë një postim që ka të bëjë me të, si një lloj mbështetje për artistin.

Gjesti duket se ka pasur problem me pronarin e kompanisë muzikore, “Onima”, për shkak të projekteve të tij në lidhje me anën financiare.

I njëjti dyshohet për veprat penale “Kanosja”, “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.


Shtuar 15.03.2026 23:03