Ndodh në Mat! Hedhin në tokë transformatorin, e çmontojnë dhe i vjedhin vajin

Një ngjarje ka ndodhur gjatë orëve të vona në Mat. Policia bën me dije se persona të paidentifikuar kanë rrëzuar në tokë transformatorin dhe e kanë çmontuar duke vjedhur kështu rreth 100 litra vaj.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

“Më datë 06.12.2021, gjatë orëve  të natës, në fshatin  Zenisht, Bashkia  Mat, është dëmtuar kabina elektrike, ku persona të pa identifikuar ,kanë rrëzuar në tokë transformatorin ,kanë çmontuar  bobinat  dhe  vjedhur rreth 100 litra vaj. Po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com


Shtuar 7.12.2021 09:35