Ndodh në Korçë! Sherr për kanalin vaditës, fqinji dhunon 30-vjeçaren me zorrën e ujit

Dy ditë më parë është shënuar një ngjarje e rëndë në  fshatin Tudas në Korçë.

Për motive banale shtetasi F.K rreth 60 vjeç ka goditur me zorrën e ujit fqinjën e tij, shtetasen A.K rreth 30 vjeç duke e dëmtuar në pjesë të ndryshme të trupit.

Denoncimi është bërë ditën e djeshme pranë komisariatit të policisë Korçë. Çështja I ka kaluar prokurorisë së rrethit gjyqësor Korçë. Ndërkohë e dhunuara disponon video të momentit të ngjarjes.

Policia nuk ka ende një njoftim zyrtar për ngjarjen.  /albeu.com/

 

 


Shtuar 23.08.2021 12:59