Ndodh befasia në Granada-Man. United, një tifoz lakuriq në fushë (VIDEO)

Ndeshjet e para të çerekfinaleve të Europa League po luhen pa tifozë në impiante por kjo nuk e ka ndalur një tifoz tepër të veçantë që të futet në fushë lakuriq në ndeshjen Granada-Man. United në “Los Carmenes”.

Momenti i invazionit në fushë është bërë virale në rrjetet sociale dhe pamjet e minutës së 6’ kur ai vrapon lirshëm në fushë është kapur nga të gjithë. Për t’u çuditur është fakti se ku ishte fshehur tifozi që u fut në fushë pasi në Spanjë ka rregulla të forta për shkak të pandemisë dhe numri i personave që lejohen në stadium është shumë strikt.

Gjithsesi personi që shkaktoi këtë invasion do të gjobitet sigurisht dhe rrezikon ndoshta t’I ndalohet gjatë hyrja në impiantet e futbollit.


Shtuar 8.04.2021 22:22