Rama kapet me gazetarin në studio: Çfarë po bën? Kur të iki unë bëji këto!

Kryeministri Edi Rama i ka ndërprerë fjalën gazetarit Endri Xhafo i cili po bënte konkluzionet e pjesës së parë të emisionin “Log”, ku kishte të ftuar kreun e qeverisë.

Ndërkohë që Xhafo po shpjegonte për çfarë folën, Rama i tha të mos i bënte këto gjëra në syrin e tij, por kur të ikte ai.

Pjesë nga biseda:

Endri Xhafo: Të nderuar teleshikues, do kalojmë në një hapësirë publicitare. Folëm për procesin e vaksinimit dhe ardhjen e vaksinave, kujtojmë këtu që Donald Trump i humbi zgjedhjet për shkak të keqmenaxhimit të pandemisë, pavarësisht projekteve të mëdha ekonomike. Për këtë arsye…

Edi Rama: Po çfarë bën kështu..?

Endri Xhafo: Po bëj disa konkluzione për publikun…

Edi Rama: Po këto bëji kur të iki unë, jo në syrin tim. Në syrin tim do i bësh konkluzionet ti?

 


Shtuar 8.04.2021 22:17