Rama zbulon takimet me Metën e Bashën: Mos ia fut si kau pelës!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ka pasur 1 ose dy takime me kryedemokratin Basha dhe Presidentin Ilir Meta.

Edi Rama: Ne kemi pasur një takim një apo dy me Lulzim Bashën dhe Ilir Metën në këshillin e sigurisë që u përdor si platformë komunikimi. I kam thënë Bashës disa herë ti do të bësh politikë, apo do të kontribuosh vërtet se është legjitime të bësh politikë.

Por nëse do të kontribuosh vërtetë atëherë kjo është luftë dhe të garantojmë se për çdo informacion që ke të të vëmë në dispozicion informacionet që ne kemi. Dhe nëse ballafaqimi i informacionit që në kemi dhe pasi merr të gjithë shpjegimin tonë të rezulton se përsëri, por mos dil thuaj u vodh u vodh dhe ia fut si kau pelës.

Ju vura në dispozicion opozitës që tu japim të gjitha sqarimet tona dhe nëse nuk ju bindin i thoni. Por të rrish në kohë pandemie dhe të mbjellësh pasiguri gjithë kohën është kriminale. Është një kriminalitet që vjen nga mungesa e karakterit dhe i paformimit. /albeu.com/


Shtuar 8.04.2021 10:04