Ndërroi jetë sot, babai i kreut të PD do të prehet në Tufinë! Ku do të kryhen homazhet

Ditën e sotme ndërroi jetë babai i kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Xhelal Basha.

Familja Basha pret nesër ngushëllimet për humbjen e kryefamiljarit Xhelal Basha.

Nesër në orën 10.00  tek Alba funeral pranë Medresesë, familja pret vizitat e ngushëllimit.

Në njoftimin e shpërndarë bëhet me dije se Xhelal Basha do të prehet në në varrezat e Tufinës.

Varrimi do të bëhet të martën në orën 11.00.

“Vizitat e ngushëllimit për babain tonë të ndjerë Xhelal Basha do të nisin nesër, të hënën, në orën 10.00 tek Alba funeral pranë Medresesë. Varrimi do të bëhet të martën në orën 11.00 në varrezat e Tufinës”, thuhet në njoftim.

Xhelal Basha humbi jetën sot, në moshën 85-vjeçare, pas një lufte të gjatë me tumurin dhe muajve të tërë dergjeje në spital./albeu.com/


Shtuar 31.10.2021 22:25