Ja kush janë 4 ekipet të cilat kanë “tmerruar” tifozët për Halloween

Është nata e Halloween-it ku njërëzit maskohen për të frikësuar njëri tjetrin në këtë mbrëmjë por ka dhe nga ato ekipe të cilët “tmerrojnë” tifozët e tyre.

 

Bëhet fjalë për një frikësim pak ndryshe nga seç shohim për Halloween .

Ekipe si Barcelona, Juventus, Tottenham dhe Manchester United  janë duke frikësuar tifozët e tyre me performancat  e dobëta në kampionatet e tyre përkatëse dhe jo vetëm.

 

Barcelona që pas largimit të Messi-t nuk ka gjetur qetësinë me rezultatet negative të tyre dhe situatave të ndryshme që po përjeton ekipi spanjoll.

Dëmtimet e shumta dhe shkarkimi I Koeman janë shtuar në problemet e Barcelonës duke ndikuar dhe në performancat e tyre.

 

Juventus nuk po gjenë formën që pritej me ardhjen e Allegrit në stolin e drejtuesit.

Torinezët ndodhen në mesin e tabelës  me 15 pikë në 11 ndeshje .

Dy humbje radhazi kanë shokuar tifozët bardhezi.

 

Tottenham ka disa sezone që nuk është konkuruese por këtë sezon nuk është fare.

E nisën sezonin me tre fitore me rezultatin 1-0 por më pas çdogjë u kthye përmbys madje tashmë tekniku rrezikon dhe shkarkimin.

 

Manchester United solli në “Old Traford” lojtarë si Varane, Sancho dhe Cristiano Ronaldo të cilët pretendohej se do të përforconin ekipin për të fituar trofeun e Premier League por gjë që e cila nuk po ndodh.

“Djajtë e kuq” kanë humbur pikë pothujase në çdo ndeshje dhe duke marrë një turpërim me rezultatin 5-0 kundër Liverpool.

Solskjaer është duke u mbajtur në “fije të perit” , pasai rreziku i shkarkimit është i ndezur./H.LL/albeu.com


Shtuar 31.10.2021 22:30